Translations:On Üçüncü Söz/238/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Në qoftë se ai është i varfër, i moshuar, i sëmurë dhe i dëshiruar për të vërtetat e besimit, me kusht që ai të kryejë faljet e detyruara dhe të pendohet, çdo orë do të bëhej e barasvlefshme me adhurimin e njëzet orëve dhe burgu do të bëhej si një shtëpi pushimi për të, dhe për shkak të miqve të tij atje që e vlerësojnë atë me dashuri, burgu bëhet një vend dashurie, trajnimi dhe edukimi. Ai ndoshta do të jetë më i lumtur të qëndrojë në burg se sa të jetë i lirë, sepse jashtë ai ngatërrohet dhe zbulohet para sulmeve të mëkateve nga të gjitha anët. Ai mund të marrë një edukim të plotë nga burgu dhe kur të lirohet nga burgu ai nuk është më vrasës, as i etur për hakmarrje, por është si ndonjë i penduar, i provuar në jetë, që ka fituar sjellje të mirë dhe i dobishëm për kombin e tij.