Translations:On Üçüncü Söz/244/sq
O njerëz të mjerë që po vuani fatkeqësinë e burgut!.. Meqenëse bota juaj po qan dhe është e dëshpëruar dhe jeta juaj është turbulluar me dhimbje e fatkeqësi, atëherë bëni përpjekjet tuaja me qëllim që të mos qajë Ahireti juaj, dhe që jeta e juaj e përhershme të buzëqeshë e të jetë e ëmbël! Përfitoni nga burgu, sepse ashtu si ndonjëherë, nën rrethana të vështira përballë armikut, që vrojtimi i një ore mund të jetë i barasvlershëm me ibadetin e një viti, po ashtu në këto rrethana të vështira, mundimi i çdo ore i shpenzuar në adhurim bëhet i barasvlershëm me shumë orë; ai e transformon mundimin në mëshirë.