Translations:On Üçüncü Söz/251/sq
Pika e dytë: Ashtu si zhdukja e kënaqësisë që shkakton dhimbje, po ashtu zhdukja e dhimbjes jep kënaqësi.
Po, duke menduar ditët e lumtura dhe të kënaqshme të së shkuarës, gjithkush ndjen një dhimbje dëshpërimi shpirtëror, përmallim dhe thotë: “Ah medet!” Dhe duke kujtuar ditët e kobshme e të mërzitshme të së shkuarës, përjeton një lloj kënaqësie meqenëse ato kanë kaluar dhe thotë: “Lavdërimi dhe falënderimi i takojnë Zotit xh.sh.” , që fatkeqësia ka lënë shpërblimin e saj dhe është larguar. Ai psherëtin i lehtësuar. Domethënë një dhimbje e përkohshme që zgjat një orë, lë prapa një lloj kënaqësie shpirtërore në shpirt, ndërsa një orë e kënaqshme, lë një dhimbje.