Translations:On Üçüncü Söz/253/sq
Përsëri do të ishte marrëzi ta lësh nefsin urdhërues për të liga e neglizhent pa i kërkuar llogari dhe pastaj ta kalojë kohën me brenga e dëshpërime... a nuk është ky i tillë që vepron kështu një idiot më i madh se sa ai i cili vazhdon duke ngrënë e duke pirë gjatë gjithë ditës pa ndërprerë nga frika se mos bëhet i etur ose i uritur pas disa ditësh?
Po, sa kohë që fuqia e durimit nuk shpërndahet nga e majta e nga e djathta, domethënë, tek e shkuara dhe tek e ardhmja dhe mbahet fort në fytyrën e orës së tanishme dhe të ditës aktuale, kjo do të ishte e mjaftueshme që dëshpërimet të bien nga dhjetë në nji.