Translations:On Üçüncü Söz/254/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Madje mua më kujtohet -dhe nuk po ankohem- se ato fatkeqësi, goditje materiale e shpirtërore, sëmundje e vuajtje që nuk i kisha përjetuar kurrë më parë në jetën time, më ranë brenda pak ditëve ndërsa isha në shkollën e tretë jusufie. ([1]) Unë po dërrmohesha në mënyrë të veçantë nga dëshpërimi dhe pikëllimi i zemrës dhe i shpirtit që u shkaktua nga privimi e pamundësia për t’i shërbyer Kur’anit dhe besimit nëpërmjet Risale-i Nurit. Befas përkujdesja Hyjnore më tregoi të vërtetën e lartëpërmendur, ndërkohë unë u ndjeva i kënaqur me sëmundjen time dëshpëruese dhe me burgosjen, sepse, duke thënë: “Është një përfitim i madh për një njeri të mjerë si unë, i cili pret tek dera e varrit, që ta shndërrojë një orë nga orët, e cila mund të kalojë në shkujdesje, në dhjetë orë ibadet.” Kështu unë e falënderova shumë All- llahun xh.sh. .

    1. Aludon për burgun e Afjonit kur hyri ustadh Said Nursi. (përkthyesi)