Translations:On Üçüncü Söz/255/sq
Pika e tretë: Ndodhet një fitim i madh me pak përpjekje kur i ndihmon me mëshirë të burgosurit, duke u dhënë atyre ushqimin që kanë nevojë, duke qetësuar plagët e tyre shpirtërore me ngushëllim dhe duke u dhënë furnizimet ushqimore që u vijnë nga jashtë. Këto vlerësohen si dhënie lëmoshe, sa sasia e atyre furnizimeve dhe shkruhen në regjistrin e punëve të mira të atyre që i marrin përsipër këto shërbime, qofshin ata të cilët i sollën ato ushqime nga jashtë, apo rojet e mbikëqyrësit të cilët i ndihmuan ata, dhe sidomos në qoftë se i burgosuri është i vjetër, ose i sëmurë, ose i varfër ose i vetmuar, atëherë shpërblimi i kësaj dhënie sadekaje shpirtërore rritet shumë herë më tepër.