Translations:On Üçüncü Söz/262/sq
Po, në të vërtetë, realiteti dhe interesi është në paqe, sepse exheli, çasti i fundit i jetës, është caktuar, ai nuk ndryshon. Meqenëse çasti i exhelit kishte ardhur, i vrari në çdo rrethanë nuk do të mund të kishte mbetur i gjallë, ndërsa vrasësi u bë mjet për atë paracaktim Hyjnor.
Kështu në qoftë se nuk vendoset paqja, të dyja palët do të vuajnë vazhdimisht torturat e frikës dhe të hakmarrjes. Për shkak të kësaj Islami urdhëron se: “Një besimtar nuk duhet të mbajë mëri e të rrijë pa i folur një besimtari tjetër për më shumë se tre ditë.! Në qoftë se ajo vrasje nuk erdhi si rezultat i një armiqësie të rrënjosur dhe të një mërie dhe, nëse ka qenë ndonjë hipokrit shkak për ndezjen e zjarrit të ngatërresës, atëherë duhet që paqja të vendoset shpejt, pasi, në qoftë se nuk do të arrihej pajtimi, do të zmadhohej e do të vazhdonte ajo fatkeqësi e pjesshme.
Ndërsa në qoftë se dy palët do të pajtoheshin, dhe vrasësi do të pendohej për mëkatin e tij, dhe do të vazhdonte të lutej për të vrarin, atëherë të dyja palët do të fitonin shumë dhe do të bëheshin si vëllezër. Në vend të një vëllau të larguar, ai do të fitonte disa vëllezër fetarë; që do t’i dorëzoheshin bashkë caktimit dhe Kaderit të Zotit xh.sh. dhe e fal armikun e tij.