Translations:On Üçüncü Söz/264/sq
Kështu ishte në burgun e Denizlit; të gjithë të burgosurit të cilët ishin armiq, u bënë vëllezër nëpërmjet mësimeve të Risale-i Nurit. Kjo ishte një arsye për dhënien e pafajsisë sonë, dhe madje u shkaktoi edhe jobesimtarëve dhe kryengritësve të thonë rreth atyre të burgosurve: “Mashaall-llah! Barekall-llah! Çfarë çudirash ka dashur Zoti! Sa të mëdha janë bekimet e Zotit xh.sh. !” dhe ishte një lehtësim i plotë për ata të burgosurit.
Unë vetë kam parë këtu njëqind burra të vuajnë padrejtësi e telashe për shkak të një njeriu të vetëm, saqë ata nuk dalin së bashku me të në oborrin e burgut në kohët e pushimit. Një besimtar burrëror me një ndërgjegje të shëndoshë nuk do t’i shkaktonte kurrë dëm besimtarit, edhe sikur të ishte një gabim ose ndonjë interes i vogël vetjak.
Në qoftë se ai bën gabim dhe shkakton dëm, ai duhet të pendohet menjëherë.