Translations:On Üçüncü Söz/269/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Dhe kështu, o shokët e ri, që nga natyra jeni trima e të guximshëm! Me një kurajo të madhe morale ju duhet t’u thoni këtyre vëllezërve në këtë kohë:

    “Jo thika, por në qoftë se do të na jepeshin edhe mauzerë e revolverë dhe urdhëri për të qëlluar gjithashtu, ne nuk do t’i lëndonim vëllezërit tanë që janë të mjeruar dhe që po vuajnë fatkeqësi ashtu si ne. Nëpërmjet udhëzimit dhe me urdhrin e Kur’anit, besimit, vëllazërisë Islame dhe intereseve tona, ne kemi vendosur që t’i falim ata dhe të mos përpiqemi t’i ofendojmë, madje edhe pse më parë ekzistonin njëqind arsye për mërinë tonë dhe armiqësinë.” Dhe kështu transformojeni këtë burg në një vend të mirë studimi.