Translations:On Üçüncü Söz/276/sq
natyra njerëzore do ta kërkojë Kur’anin e mrekullue-shëm, i cili në çdo shekull për një mijë e treqind e gjashtëdhjetë vjet ka pasur treqind e pesëdhjetë milionë studentë, vendimet, dispozitat dhe pretendimet e tij i vërtetojnë me miliona nga dijetarët e thellë e të vërtetë të realitetit. Ai ka qenë i pranishëm në çdo minut me shenjtërinë e tij në zemrat e miliona hafizëve dhe i ka dhënë mësim njerëzimit nëpërmjet gjuhës së tyre. Nëpërmjet stilit të tij të mrekullueshëm dhe të pakrahasueshëm me ndonjë libër tjetër, i jep njerëzimit lajmet e gëzueshme për jetën e përhershme dhe për lumturinë e përjetshme, duke shëruar kështu të gjitha plagët e tyre. Ai i përcjell ato lajme të gëzueshme nga mijëra nga vërsetet e tij të fuqishme e të përsëritura, Ai mund t’i njoftojë ato në mënyrë të qartë, ose me nënkuptime e aluzione me dhjetëra e mijëra herë duke ngritur mbi këto tregues të sigurtë të panumërt, prova vendimtare dhe argumente të qëndrueshëm.
Në qoftë se njerëzimi nuk e humbet krejtësisht mendjen e tij dhe në qoftë se nuk shpërthen mbi të ndonjë Kijamet material apo shpirtëror, ai përfundimisht do të kërkojë Kur’anin e shpjegimit të mrekullueshëm, ashtu siç ndodhi në të gjitha kontinentet e botës dhe në të gjitha shtetet e mëdha, dhe në të vërtetë ndodhi në Suedi, në Norvegji dhe në Finlandë; dhe ashtu siç përpiqen që ta pranojnë atë predikues të famshëm nga Anglia. Një Komunitet i rëndësishëm i Amerikës po heton e kërkon një fe të vërtetë. Sigurisht pasi ata t’i kuptojnë të vërtetat e tij, do ta përqafojnë dhe do të kapen pas tij me të gjithë shpirtërat e tyre, sepse Kur’ani nuk ka ndonjë të përngjashëm me të,