Translations:On Üçüncü Söz/278/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Së dyti: Meqenëse Risale-i Nuri ka kryer një shërbim si një shpatë diamanti me dorën e kësaj mrekullie të madhe dhe ka detyruar edhe armikun më kokëfortë të nënshtrohet, dhe vepron si një lajmëtar i thesareve të Kur’anit në një mënyrë që ndriçon dhe shëron krejtësisht zemrën, shpirtin dhe ndjenjat dhe nuk ka asnjë burim dhe as autoritet tjetër për të përveç se Kur’anit dhe është mrekullia e tij, në efekt, ai e kryen atë detyrë në mënyrë të përsosur.

    Për më tepër, ai i ka dërrmuar plotësisht ateistët kryeneçë dhe propagandën e tyre të tmerrshme kundra tij, e ka thyer dhe e ka bërë copa-copa me trajtesën e Natyrës: “Natyra shkaku apo pasoja!, kalanë më të fuqishme të çudhëzimit me të cilën ‘Natyra’ mbrohej.

    Gjithashtu, me çështjen e gjashtë në Trajtesën: “Frutat e Besimit”, së bashku me provat, e para, e dyta, e treta dhe e teta, që janë përfshirë tek libri, “Shkopi i Musait” ka larguar në pavëmendshmërinë mënyrën më të shndritshme, dhe shfaqi dritën e Njësisë në fushat më të gjëra të shkencave moderne dhe në errësirat më të dendura e mbytëse të pakujdesisë...