Translations:On Üçüncü Söz/288/sq
Në të njëjtën mënyrë, në cilëndo shkallë që është më e madhe dhe më e plotë se sa një depo e tillë apo një fabrikë, kjo ushqimore, ky dyqan ushqimesh i të Gjithëmëshirshmit, i njohur si globi tokësor, kjo anije Hyjnore, kjo depo Hyjnore dhe ky dyqan duke mbajtur mallra e furnizime dhe ushqim të konservuar, i cili në një vit udhëton me rregull rreth një orbiteje prej njëzet e katër mijë vitesh, dhe duke transportuar grupet e qënieve, që secili grup prej tyre kërkon një lloj të veçantë ushqimi, dhe duke kaluar përmes stinëve në udhëtimin e saj dhe duke e mbushur pranverën me qindra e mijëra nga furnizimet e ndryshme, si një vagon i madh, ua sjell ato krijsave të gjalla të mjera, ushqimi i të cilave ka mbaruar në dimër. Nëpërmjet masës ose shkallës së shkencës së ekonomisë të cilën ju e studioni, kjo depo e tokës bën të njohur dhe bën të dashur administratorin dhe pronarin me shkallën e madhështisë së kësaj depoje në krahasim me atë depo të ndërtuar nga njeriu.