Translations:On Üçüncü Söz/289/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Dhe, për shembull, le të imagjinojmë një ushtri e cila përbëhet nga katërqind mijë lloje kombesh dhe secili lloj a komb ka ushqimin e tij të veçantë e të ndryshëm, përdor armë të ndryshme, vesh uniforma të ndryshme, kryen ushtrime të ndryshme stërvitore, dhe çmobilizimi nga detyrat e tij është i ndryshëm. Në qoftë se kjo ushtri, ky fushim, ka një komandant mrekullibërës i cili i furnizon vetë të gjithë ato kombe të ndryshme, të gjitha furnizimet e tyre të ndryshme, armët, uniformat dhe pajimet pa harruar e ngatërruar asnjërin prej tyre, atëherë sigurisht ushtria e mahnitshme dhe fushimi tregojnë komandantin e jashtëzakonshëm, dhe e bëjnë atë të dashur me vlerësim e mirënjohje.