Translations:On Üçüncü Söz/290/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Në të njëtën mënyrë, fushimi pranveror i faqes së tokës në të cilën, në çdo pranverë, një ushtrie Hyjnore të rekrutuar rishtazi, që përbëhet prej katërqind mijë lloje të bimëve dhe kafshëve, u jepen të gjithëve uniformat e tyre të ndryshme, racionet e ushqimit, armët, stërvitja dhe çmobilizimi në një mënyrë krejtësisht të plotë e të rregullt nga një komandant i vetëm i përgjithshëm, i cili nuk harron dhe nuk neglizhon asnjërin prej tyre; në cilëndo shkallë, fushimi pranveror i faqes së tokës është më i gjërë dhe më i plotë se sa ushtria njerëzore –kjo nëpërmjet masës ose shkallës së shkencës ushtarake që ti studion– ua bën të njohur njerëzve të vëmendshëm e të ndjeshëm Sundimtarin e tokës, Mbështetësin, Administratorin dhe Komandantin më të shenjtë duke shkaktuar habi dhe brohoritje. E bën atë të dashur, të vlerësuar dhe të lavdëruar.