Translations:On Üçüncü Söz/294/sq
Por Ai i cili e ndez dhe e ndriçon atë dhe që ndriçon të gjithë yjet e tjerë të mëdha si ai pa lëndë djegëse, pa dru, pa qymyr dhe duke mos u shuar dhe që i bën ato të udhëtojnë së bashku me një shpejtësi madhështore të pakufishme dhe pa u përplasur me njëri-tjetrin, sigurisht kjo është një fuqi e pafundme dhe një sovranitet madhështor i pakufishëm. Atëherë, ky univers madhështor me llambat elektrike dhe kandilat që ai përfshin, na njoftojnë me dëshminë e yjeve të ndritshëm –sipas masës së shkencës së elektricitetit që ju po e studioni, Sunduesin, Ndriçuesin, Drejtuesin dhe Autorin e ekspozitës madhështore të gjithësisë; ato e bëjnë atë të Dashur, të Lavdëruar dhe të Adhuruar.