Translations:On Üçüncü Söz/295/sq
Dhe, për shembull, një libër, në një rresht të të cilit shkruhet hollë e bukur një libër i tërë dhe në çdo fjalë të të cilit shkruhet një sure Kur'ani me një penë të hollë, i cili është më kuptimploti dhe që të gjitha çështjet e të cilit mbështesin njëra-tjetrën; ky libër i mahnitshëm, pa dyshim tregon aftësinë e jashtëzakonshme të shkruesit të tij dhe fuqinë e plotë të Autorit të tij. Domethënë, një libër i tillë si ky, padyshim bën të njohur shkruesin dhe autorin e tij së bashku me plotësimet dhe artet e tij, në mënyrë aq të qartë si dita. Ai e bën Atë të vlerësuar me fraza të tilla si: Mashaall-llah, Barekall-llah “Çfarë çudirash ka dashur Zoti xh.sh., “I bekuar ëshë All-llahu!” etj.