Translations:On Üçüncü Söz/299/sq
“Njeriu është një makineri e gjallë që pikëllohet nga mijëra dëshpërime e dhimbje të ndryshme dhe merr kënaqësi në mijëra mënyra të ndryshme. Pavarësisht pafuqisë së tij, ai ka armiq të panumërt, materialë e shpirtërorë. Pavarësisht varfërisë së tij të pafundme, ai ka nevoja të pallogaritshme, të jashtme e të brendshme dhe është një krijesë e mjerë që në mënyrë të vazdueshme merr goditjet e vdekjes dhe të ndarjes. Por megjithatë, nëpërmjet besimit dhe adhurimit, ai befas bëhet i lidhur me një Monark aq të Gjithëlavdishëm saqë ai gjen një pikë mbështetjeje kundra të gjithë armiqëve të tij dhe një burim ndihme për të gjitha nevojat e tij. Si gjithkush, krenohet me nderin dhe rangun e Prijësit të tij tek i cili është lidhur, krenohet me pozitën që e ka tek Ai. Po kështu ju mund ta krahasoni për veten tuaj se sa i kënaqur e mirënjohës, falënderues dhe plot krenari bëhet njeriu kur lidhet nëpërmjet besimit me një të Plotfuqishëm, Fuqia e të Cilit është e pafundme, dhe me një Monark Mëshirëplotë. Duke hyrë në shërbim të Tij nëpërmjet adhurimit me bindje e mirënjohje e transformon exhelin dhe vdekjen për vetveten nga një ekzekutim i përjetshëm në një biletë kalimi dhe në një leje për tek Bota e qëndrueshme.”