Translations:On Üçüncü Söz/306/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Vëllezërit e mi, unë e hodha shikimin në një pikë të hollë që lidhet me Unitetin e All-llahut xh.sh. e cila m’u bë e qartë menjëherë nga aspekti lëndor ndërsa po studioja faqen e ajrit në një udhëtim të përfytyrimit dhe të mendimit. Ajo pikë lidhet me fjalën هُوَ “Ai” tek frazat لَٓا اِلٰهَ اِلَّا هُوَ “Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut” dhe قُل۟ هُوَ اللّٰ “Thuaj: Ai është Zoti”. Aty m’u bë e qartë se rruga e besimit është shumë e lehtë, e lehtë deri në domosdoshmëri. Kurse rruga e mosbesimit, e humbjes dhe e shirkut është tej mase e vështirë dhe e pamundur. Unë do t’jua shpjegoj atë pikë të gjërë e të gjatë me një tregues të shkurtër.