Translations:On Üçüncü Söz/307/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Po! Ashtu si një grusht dhé që mund të jetë vend për të mbjellë qindra lule, nëse ato do të vendoseshin me rregull në një vazo. Atëherë në qoftë se kjo çështje do t’i atribuohej apo nënshtrohej natyrës dhe shkaqeve, ajo do të bënte të domosdoshme që çdo grimcë e asaj sasie të vogël dheu të kishte me qindra makineri dhe fabrika jolëndore të zvogëluara madje sa numri i luleve... dhe të kishte njohuri për t’i bërë të gjitha ato lloje të ndryshme lulesh së bashku me veçoritë e tyre dhe me organet e gjalla. Me fjalë të tjera, ajo grimcë do të duhej të kishte njohuri absolute dhe një fuqi të pakufishme ashtu si dituria dhe fuqia e Perëndisë.