Translations:On Üçüncü Söz/310/sq
Nga ana tjetër, në qoftë se çështja do t’i atribuohej Krijuesit të Gjithëlavdishëm, atëherë ajri me të gjitha grimcat e tij, do të bëhej një ushtar i gatshëm për të marrë urdhërat dhe, me lejen e Krijuesit, me anë të fuqisë së Tij, nëpërmjet lidhjes dhe mbështetjes tek “Ai” dhe me anë të shfaqjes së fuqisë së Krijuesit të vet dhe me një shpejtësi si ajo e shkreptimës, me lehtësinë e shqiptimit të fjalës هُوَ “Hu” “Ai” , dhe të lëvizjes së ajrit në të, detyrat e panumërta universale të asaj grimce ajri do të kryhen me aq lehtësi ashtu si një detyrë e vetme dhe e rregullt e një grimce të vogël.
Domethënë, ajri bëhet një faqe e gjërë për shkrimet e pafundme të mrekullueshme e të harmonizuara të Penës së Fuqisë Hyjnore. Grimcat e tij bëhen majat e asaj pene dhe funksionet e asaj grimce bëhen gjithashtu pikat e lapsit të Kaderit Hyjnor. Në këtë mënyrë, çështja bëhet aq e lehtë sa lëvizja e një grimce të vetme.