Translations:On Üçüncü Söz/311/sq
Unë e pashë këtë të vërtetë të përmbledhur me qartësi të plotë, me detaje dhe në mënyrë të sigurt kur unë po shikoja botën e ajrit dhe po hulumtoja faqen e tij në udhëtimin e shqyrtimit dhe të studimit tim të frazave لَٓا اِلٰهَ اِلَّا هُوَ “Nuk ka zot tjetër, veçse Ai” dhe قُل۟ هُوَ اللّٰهُ “Thuaj, Ai është Zoti”, ndërkohë shikova në mënyrën më të sigurtë se në ajrin që gjendet tek fjala هُوَ “Huve” “Ai” ndodhet një provë brilante dhe një shkreptimë e Njësisë së Zotit, të cilën e dëshmova me qartësi të plotë e në detaje. Gjithashtu në kuptimin dhe aluzionet e tij është një tregues i shndritshëm i Njësisë Hyjnore dhe një argument shumë i fuqishëm i Unitetit të Zotit xh.sh. meqë përemri هُوَ “Huve” “Ai” është i papërcaktuar dhe sugjeron pyetjen: “Kujt i referohet ai?” Ndërkohë unë kuptova me njohje të sigurt pse Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm dhe ata që e recitojnë atë e përsërisin këtë fjalë të shenjtë në stacionin e Njësisë.