Translations:On Üçüncü Söz/313/sq
Por unë pashë krejtësisht i sigurt dhe me treguesin e fjalës هُوَ “Huve” “Ai”, që u bë çelës e busull, me mijëra pika të ndryshme e mijëra shkronja e fjalë që ishin vendosur në çdo molekulë. Do të vazhdonte kjo gjendje madje në çdo grimcë të elementit të ajrit, duke udhëtuar në mendimin tim dhe shikova se ato as nuk u përzien me njëra tjetrën as nuk prishën rregullin, duke bërë shumë detyra të ndryshme të veçuara...
Dhe këto i kryenin pa u çoroditur megjithëse asaj pjese dhe molekule ajri u janë ngarkuar shumë pesha të ndryshme të rënda, ato nuk tregojnë dobësi, nuk mbeten prapa dhe vazhdojnë në përputhje me rregullin, tamam sikur ato molekula të kishin veshë dëgjues të vegjël të të njëjtës masë me të tyren, ku ato mijëra fjalë të ndryshme të hynin në ato mënyra të ndryshme e të dilnin në ato veshë e gjuhë të vegjël, në kuptim, pa u përzier dhe pa u prishur...
Duke hyrë në ato veshë të vegjël dhe duke dalur prej atyre gjuhëve shumë të holla, të gjitha molekulat dhe çdo pjesë e vogël duke i kryer ato veprime të mahnitshme me një liri të plotë, me gjuhën e gjendjes së tyre tërheqëse e dëshmojnë këtë të vërtetë të lartëpërmendur dhe me gjuhet e tyre duke thënë : لَٓا اِلٰهَ اِلَّا هُوَ “Nuk ka Zot tjetër veçse Ai” dhe قُل۟ هُوَ اللّٰهُ اَحَدٌ “Thuaj, Ai është Zoti, Një i Vetëm”, dhe molekula udhëton përmes përplasjeve të valëve në stuhitë e tërbuara të motit të keq që shkrepëtin e gjëmon, pa prishur në asnjë mënyrë rregullin e tyre apo të ngatërrojë detyrat e tyre. Tek ato, një detyrë nuk është pengesë për një detyrë tjetër... Unë e pashë këtë me siguri të plotë.