Translations:On Üçüncü Söz/317/sq
Pastaj arrita në një përfundim të saktë se ajri provon në mënyrë vendimtare, se kurrësesi në asnjë aspekt nuk mund të ndodhet ndonjë mundësi e rastësive apo e forcës së verbër, e natyrës së shurdhër, e shkaqeve të ngatërruara të paqëllimta, e materies së pafuqishme, të pajetë dhe të paditur, që të ndërhyjnë në shkrimet dhe në detyrat e faqes së ajrit.
Ndërkohë kuptova se çdo grimcë dhe çdo pjesë e ajrit thotë me gjuhën e gjendjes së saj: لَٓا اِلٰهَ اِلَّا هُوَ “Nuk ka Zot tjetër përveç Atij”. dhe قُل۟ هُوَ اللّٰهُ اَحَدٌ “Thuaj, Ai është Zoti, Një i Vetëm” Dhe ashtu siç i pashë këto çudira nga aspekti lëndor i ajrit me çelësin “Huve” هُوَ “Ai”, në të njëjtën kohë, edhe elementi i ajrit u bë çelës si fjala “Huve” هُوَ “Ai”, për botën e shëmbëllesës dhe për botën e kuptimit.