Translations:On Altıncı Söz/100/sq
اِنَّمَٓا اَم۟رُهُٓ اِذَٓا اَرَادَ شَي۟ئًا اَن۟ يَقُولَ لَهُ كُن۟ فَيَكُونُ
“Sigurisht që urdhëri i Tij, kur Ai do një gjë, është vetëm se Ai t’i thotë asaj: ‘Bëhu!’ dhe ajo është e bërë (në çast).”([1]) dhe
اِن۟ كَانَت۟ اِلَّا صَي۟حَةً وَاحِدَةً فَاِذَاهُم۟ جَمٖيعٌ لَدَي۟نَا
“Dhe do të jetë vetëm një klithmë (thirrje e fuqishme, fryrja e dytë e Surit) e vetme dhe ja! Ç’të shohësh! Ata do të jenë sjellë të gjithë para Nesh!”([2]) , tregojnë se ekzistenca e gjërave është e menjëhershme, e çastit dhe thjesht nëpërmjet një urdhëri, ndërsa vërsetet si:
صُن۟عَ اللّٰهِ الَّذٖٓى اَت۟قَنَ كُلَّ شَى۟ءٍ
“(E tillë) është mjeshtëria artistike e All-llahut, i Cili përsosi çdo gjë.”([3]) Dhe
اَح۟سَنَ كُلَّ شَى۟ءٍ خَلَقَهُ
“I Cili e ka krijuar çdo gjë në mënyrën më të mirë.”([4]), tregojnë se ekzistenca e gjërave është graduale, ka ardhur shkallë-shkallë, nëpërmjet një fuqie të madhe brenda një njohurie dhe nëpërmjet një arti të hollë brenda një urtësie. Cila është pika e pajtimit midis tyre?