Translations:On Altıncı Söz/109/sq
اِنَّمَٓا اَم۟رُهُٓ اِذَٓا اَرَادَ شَي۟ئًا اَن۟ يَقُولَ لَهُ كُن۟ فَيَكُونُ وَمَٓا اَم۟رُ السَّاعَةِ اِلَّا كَلَم۟حِ ال۟بَصَرِ اَو۟ هُوَ اَق۟رَبُ
“Sigurisht që urdhri i Tij, kur Ai do një gjë, është vetëm se Ai t’i thotë asaj: “Bëhu!” Dhe ajo është e bërë (në çast)!”([1])
“Dhe çëshjta e orës (Çastit të fundit) është sa një ‘hap e mbyll sytë’, ose edhe më afër.”([2]), të dy këto ajete shpallin plotësimin e fuqisë së Tij, dhe se në lidhje me Fuqinë e Tij, ringjallja dhe Tubimi i madh janë më të lehtat, pa asnjë vështirësi dhe krejtësisht të kollajshme. Meqenëse Urdhri i Tij krijues përfshin fuqinë dhe vullnetin, dhe të gjitha gjërat janë të nënshtruara e të bindura ndaj urdhrit të Tij, dhe Ai krijon pa vështirësi e pa pengesë, me qëllim që të shprehë lehtësinë absolute në krijimin e Tij, Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm dekreton se Ai e bën këtë thjesht nëpërmjet një urdhri.