Translations:On Altıncı Söz/116/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Së pari: Në fundin e Rrezes së parë ne thamë: Ndonëse për sa ka të bëjë me dritën e pakufizuar dhe me reflektimin jolëndor, dielli është më afër teje se sa bebja e syrit tënd, e cila është një dritare e shpirtit tënd dhe pasqyra e tij, por meqenëse je i kufizuar dhe i burgosur në materie, ti je tej mase larg prej tij. Ti mund të kesh kokntakt me të vetëm nëpërmjet disa reflektimeve të tij, hijeve dhe të takohesh me të me anë të një lloji pasqyre të tij, të shfaqjeve të veçanta dhe nuk mund t’u afrohesh veçse ngjyrave të tij të cilat janë si një kategori e atributeve të tij, dhe disa rrezeve dhe shfaqjeve e tij, të cilat janë si një klasë e Emrave të tij.