Translations:On Altıncı Söz/119/sq
Së dyti: Për shembull, وَ لِلّٰهِ ال۟مَثَلُ ال۟اَع۟لٰى “Dhe Zotit i takon krahasimi më i lartë.” Emri “Komandant” midis Emrave të shumtë të mbretit shfaqet në shumë sfera, njëra brenda tjetrës. Ai ka një shfaqje dhe dukje në sfera të shtrira dhe të ngushta, universale dhe të veçanta, duke filluar nga sfera e komandantit të përgjithshëm, mareshallit dhe gjeneralit, pastaj tek sfera e kapedanit dhe rreshterit. Tani në detyrat e tij ushtarake një ushtar i thjesht mban si autoritetin e tij pikën më të vogël të komandës e shfaqur në rangun e rreshterit; Ai është në kontakt dhe lidhet me komandantin e përgjithshëm nëpërmjet manifestimit më të vogël të emrit të tij.
Në qoftë se ai dëshiron të bëjë kontakt me të nëpërmjet emrit të tij esencial dhe të takohet me të nëpërmjet atij titulli, atij do t’i duhej të ngjitej nga rangu i rreshterit për tek rangu universal i komandantit të përgjithshëm.