Translations:On Altıncı Söz/120/sq
Domethënë, mbreti është shumë afër me ushtarin nëpërmjet emrit të tij, dekretit, ligjit, njohjes, telefonit të tij dhe rregullores, dhe në qoftë se ai mbret do të ishte i ndritshëm dhe prej evlijave, El-Ebdalë, ai do të jetë afër tij me vetë pikërisht praninë e tij. Asgjë fare nuk mund të jetë një pengesë apo bllokim për të. Ndërsa ushtari është tej mase larg. Mijëra shkallë janë pengesa që e ndajnë me të, dhe mijëra perde ndërhyjnë. Por ndonjëherë mbreti është i Mëshirshëm dhe në kundërshtim me praktikën e tij ai e merr një ushtar në praninë të tij dhe e favorizon atë me mirësinë e tij...