Translations:On Altıncı Söz/121/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Në të njëjtën mënyrë, i Gjithëlavdishmi i vetëm, Zotëruesi i urdhërit كُنْ فَيَكُونُ “Bëhu!” dhe ajo bëhet në çast! që për Të diejt dhe yjet janë si ushtarët e Tij nën urdhër, Ai është më afër çdo gjëje se sa cilado gjë, ndonëse të gjitha gjërat janë pafundësisht larg prej Tij.

    Në qoftë se ti dëshiron të hysh në praninë e Madhështisë së Tij pa perde, ti duhet të kalosh shtatëdhjetë mijë perde drite dhe errësire, domethënë perde materiale e fizike dhe perdet e Emrave dhe të Atributeve Hyjnore, pastaj të ngjitesh tek çdo Emër që ka mijëra shkallë shfaqjeje të veçanta dhe universale, të kalosh nëpërmjet niveleve më të larta të Atributeve të Tij, dhe të ngjitesh tek Arshi, Froni i Tij sublim i cili shfaq Emrin e Tij më të madh. Në qoftë se ti nuk je objekt i favorizimit dhe i tërheqjes Hyjnore, atëherë ti do të të duhej të punoje e të udhëtoje shpirtërisht për mijëra vite.