Translations:On Altıncı Söz/122/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Për shembull, në qoftë se ti dëshiron t’i afrohesh Atij nëpërmjet Emrit të Tij El-Halik “Krijuesi”, ti duhet të kesh lidhje nëpërmjet veçantive të tua së pari, pasi Ai është “Krijuesi Yt”, pastaj të lidhesh me Të si “Krijuesi i të gjithë njerëzve”; atëherë nëpërmjet titullit të “Krijuesit të të gjitha gjallesave”, dhe pastaj në emrin e “Krijuesit të të gjitha qënieve.” Përndryshe, ti do mbetesh në hije dhe do të gjesh një shfaqje të pjesshme.