Translations:On Altıncı Söz/125/sq
Dhe kështu , o nefsi im përtac! Ashtu si ushtari në krahasimin e mëparshëm i cili u mor tek prania mbretërore thjesht nga favori i tij, realiteti i pesë faljeve në çdo ditë të cilat janë si një lloj Mi’raxhi (ngjitjeje), merren tek prania e të Gjithëlavdishmit Hirplotë, të Bukurit të vetëm të lavdisë, i Cili është i Adhuruari i Vërtetë, si një shembull i një mëshire të pastër. Duke deklaruar, All-llahu Ekber, Zoti është më i madhi!, do të thotë të kapërcesh të dyja botët ose me kuptim, ose me përfytyrim ose me qëllim, derisa të zhvishesh prej kufizimeve të materies, dhe ngjitu duke fituar një shkallë të adhurimit universal, ose tek një hije nga hijet e shkallës universale, ose tek një formë e universalitetit; dhe duke u nderuar me një lloj pranie, është të shfaqësh adresimin اِيَّاكَ نَع۟بُدُ “vetëm Ty ne të adhurojmë” (Gjithësecili sipas kapacitetit të vet); dhe kjo është arritja më e madhe.