Translations:On Altıncı Söz/136/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    اٰمٖينَ يَا اَر۟حَمَ الرَّاحِمٖينَ

    Lavdia i takon Atij, i Cili i ka vënë thesaret ndërmjet Kafit dhe Nunit. Kështu pra i lavdëruar është Ai dhe i lartësuar mbi gjithçka që ata ia bashkojnë Atij, në Dorën e të Cilit është mbizotërimi i çdo gjëje dhe tek Ai ju të gjithë do të ktheheni.”([1]) “Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti. Vërtet që vetëm Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti.”([2]) “Zoti ynë! Mos na ndëshko në qoftë se harrojmë apo biem në gabime.”([3]) “Zoti ynë! Mos na i lër zemrat tona të shmangen nga e vërteta pasi Ti na ke udhëzuar dhe na dhuro mëshirë nga mëshira Jote, Ti je Dhuruesi më i Madh.”([4]) Dhe jepi bekime e paqe Profetit Tënd fisnik, manifestimit të Emrit Tënd më të madh, familjes së tij, shokëve, vëllezërve dhe ndjekësve. Amin. O më i Madhi i mëshiruesve.

    1. Kur’an, 36: 83
    2. Kur’an, 2: 32
    3. Kur’an, 2: 286
    4. Kur’an, 3: 8