Translations:On Altıncı Söz/138/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    I Gjithëdituri Fuqiplotë dhe Autori i Gjithurtë, e shfaq fuqinë e Tij, urtësinë e Tij dhe mosndërhyrjen në asnjë mënyrë të rastësisë në ndonjërën prej veprave të Tij, nëpërmjet sistemit dhe harmonisë që e de- monstron sundimi i Tij dhe praktikat në univers në formën e ligjeve. Dhe gjithashtu, nëpërmjet përjashtimit nga ligjet, nëpërmjet çudirave të praktikave të Tij, nëpërmjet ndryshimeve sipërfaqësore, diferencave në tiparet individuale, dhe nëpërmjet ndryshimeve në kohët e shfaqjes dhe të zhdukjes, Ai tregon vullnetin e Tij, dëshirën dhe zgjedhjen, me këtë tregon se Ai është Vepruesi me përzgjedhje dhe se Ai nuk është nën asnjë lloj kufizimesh të çfarëdoshme. Kështu, duke grisur perden e monotonisë, e pandryshueshmërisë dhe duke shpallur se çdo gjë ka nevojë për të, në çdo moment, për gjithçka, dhe i bindet Hyjnisë së Tij, Ai largon pakujdesinë dhe i kthen shikimet e njeriut dhe të xhindit nga shkaqet për tek Prodhuesi apo burimi i shkaqeve. Shpjegimet e Kur’anit shikojnë te ky parim.