Translations:On Altıncı Söz/140/sq
Gjithashtu, për shembull, në kundërshtim me domosdoshmëritë e tjera, kohët për rënie shiu janë aq të ndryshueshme saqë ajo është përfshirë midis “Pesë gjërave të fshehura!, sepse pozita më e rëndësishme në ekzistencë është ajo e jetës dhe e mëshirës. Dhe shiu është burimi i jetës dhe thjesht mëshirë e pastër. Kështu, uji i jetës dhe shiu i mëshirës nuk futet brenda një rregulli monoton të pandryshueshëm i cili është një perde dhe çon në pakujdesi, por Krijuesi i Gjithëlavdishëm i Cili është i Gjithëmëshirshëm e Mëshirëplotë, Dhuruesi i mirësive dhe Jetëdhënësi, e mban atë drejtpërdrejtë dhe vetëm në Dorën e Tij, pa perde me qëllim që dyert e lutjes dhe ato të falënderimit të jenë të hapura gjithmonë.