Translations:On Altıncı Söz/82/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    O Nefsi im injorant! Ti thua: “Njësia e Esencës Hyjnore së bashku me përbotshmërinë e akteve Hyjnore, Uniteti i Esencës së Zotit të Plotëfuqishëm së bashku me Hyjninë e Tij të gjithanshme që s’pranon ndihmë, dhe mëvetësia e Tij me gjithëpërfshirjen e veprave të Tij të pandara me ortakë, qënia e Tij larg e përtej hapësirës dhe njëkohësisht i pranishëm gjithkund; lartësia e Tij e pakufishme së bashku me të qënit afër të gjitha gjërave dhe Qënia e Tij Një i Vetëm dhe megjithatë Ai vetë duke i mbajtur të gjitha veprat në Dorën e Tij, janë prej të vërtetave të Kur’anit. Ti nefs thua: Kur’ani është i Gjithurtë, dhe i Gjithurti nuk ngarkon mbi arsyen gjëra të cilat janë të paarsyeshme. Dhe arsyeja shikon një kontradiktë të dukshme ndërmjet këtyre gjërave. Prandaj unë do të dëshiroja një shpjegim për to që do ta shtynte mendjen për t’u nënshtruar.”