Translations:On Birinci Söz/16/sq
Grupi i dytë, për shkak se mendjet e tyre ishin të prishura dhe zemrat e tyre ishin të shuara, kur hynë në pallat, u shpartalluan nga nefsi i tyre urdhërues për të liga dhe nuk i dhanë rëndësi asgjëje veçse ushqimeve të shijshme; ata i mbyllën sytë e tyre ndaj të gjitha atyre mirësive dhe bllokuan veshët e tyre ndaj udhëzimit të atij mësuesi të vërtetë dhe ndaj këshillave e paralajmërimeve të studentëve të tij. Ata e ngopën vetveten si kafshë dhe pastaj u zhytën në gjumin e pakujdesisë. Ata pinë elikziret të cilat ishin përgatitur për disa çështje të tjera dhe që nuk duhet të ishin harxhuar. Ata pinë ato gjëra që nuk u lejohej, u dehën dhe nisën të bërtasin aq me zë të lartë saqë shkaktuan trazira dhe shqetësuan mysafirët spektatorë. Ata u treguan të pasjellshëm ndaj rregullave të Krijuesit të Gjithëlavdishëm. Kështu, ushtarët e Pronarit të pallatit i arrestuan ata dhe i futën në një burg që u përshtatej njerëzve të tillë harbutë.