Translations:On Birinci Söz/65/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    E Shtata: Duke i marrë si njësi matjeje shembujt e zvogëluar të atributeve si, njohja e pjesshme, fuqia dhe dëshira që i janë dhënë jetës tënde, me qëllim që nëpërmjet atyre njësive matëse të njohësh atributet Absolute të Krijuesit të Gjithëlavdishëm. Për shembull, meqenëse nëpërmjet fuqisë tënde të pjesshme, fuqisë së zgjedhjes, njohjes dhe dëshirës, ti e ke ngritur shtëpinë me një projekt të mirë e me një formë të rregullt, po ashtu ti duhet ta dish –me raportin e madhështisë së ndërtimit të pallatit të botës dhe të sistemit të tij perfekt– se Ndërtuesi i pallatit të dynjasë është i Gjithëfuqishëm, i Gjithëditur, i Gjithurtë dhe Rregullatori Absolut.