Translations:On Birinci Söz/78/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Dhe kështu, o shpirti im! Meqenëse jeta jote orientohet tek këto qëllime kaq të larta dhe i grumbullon bashkë ato thesare aq të çmueshme, atëherë a do të ishte e denjë për arsyen dhe drejtësinë që ti ta harxhoje jetën në kënaqësinë e përkohshme të nefsit urdhërues për të liga dhe në kënaqësitë kalimtare të kësaj bote, e ta humbësh! Në qoftë se nuk do ta humbasësh jetën tënde, mendo për betimet dhe përgjigjet e betimeve në suren “esh-Shems”, dhe mësoje duke kuptuar krahasimin e lartëpërmendur tek parathënia, i cili aludon për atë sure dhe vepro në përputhje me të: