Translations:On Dördüncü Söz/100/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    E treta: Për shembull, me qëllim për t’u ngjitur tek e vërteta të cilën e përshkroi Njoftuesi i lajmeve të Sigurta lidhur me melekët e caktuar për mbajtjen e Fronit, melekët e caktuar për tokën dhe qiejt dhe me grupet e tjera të engjëjve, që pohon se: Meleku ka dyzetmijë koka, në çdo kokë ndodhen dyzetmijë gjuhë, dhe çdo gjuhë e lavdëron Zotin xh. sh. në dyzetmijë mënyra lavdërimi e falënderimi, shqyrto me vëmendje sa vijon: Nëpërmjet vërseteve si:

    تُسَبِّحُ لَهُ السَّمٰوَاتُ السَّب۟عُ وَال۟اَر۟ضُ وَمَن۟ فٖيهِنَّ ۝ اِنَّا سَخَّر۟نَا ال۟جِبَالَ مَعَهُ يُسَبِّح۟نَ

    “E lavdërojnë dhe e ngrenë në lavdi e madhështi atë shtatë qiejt dhe toka.”([1])

    اِنَّا عَرَض۟نَا ال۟اَمَانَةَ عَلَى السَّمٰوَاتِ وَال۟اَر۟ضِ وَال۟جِبَالِ

    “Me të vërtetë që Ne i bëmë malet të lartësojnë lavditë Tona bashkë me të, gjithë pasditen dhe të gjithë paraditen.” ([2]) “Në të vërtetë Ne ua paraqitëm amanetin (besimin) qiejve, edhe tokës, edhe maleve” ([3]), i Gjithëlavdishmi i vetëm e shpreh qartë se madje edhe më e madhja dhe më universalja e krijesave demonstrojnë se e lavdërojnë Atë sipas përbotshmërisë së tyre dhe në një mënyrë të përshtatshme me gjërësinë e tyre. Dhe çështja është e qartë dhe shfaqet kështu.

    1. Kur’an, 17:44
    2. Kur’an, 38:18
    3. Kur’an, 33:72