Translations:On Dördüncü Söz/104/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    E katërta: Për shembull, shqyrtoje të vërtetën e lartësuar që është shprehur nga vërsete të tilla si:

    اِنَّمَٓا اَم۟رُهُٓ اِذَٓا اَرَادَ شَي۟ئًا اَن۟ يَقُولَ لَهُ كُن۟ فَيَكُونُ ۝ وَمَٓا اَم۟رُ السَّاعَةِ اِلَّا كَلَم۟حِ ال۟بَصَرِ ۝ وَ نَح۟نُ اَق۟رَبُ اِلَي۟هِ مِن۟ حَب۟لِ ال۟وَرٖيدِ ۝ تَع۟رُجُ ال۟مَلٰٓئِكَةُ وَالرُّوحُ اِلَي۟هِ فٖى يَو۟مٍ كَانَ مِق۟دَارُهُ خَم۟سٖينَ اَل۟فَ سَنَةٍ

    “Sigurisht që urdhri i Tij, kur Ai do një gjë, është vetëm se Ai t’i thotë asaj: “Bëhu!”-dhe ajo është e bërë (në çast)!”([1])

    “...Dhe çështja e orës (çastit të fundit) është sa një hap e mbyll sytë.”([2])

    “Dhe Ne jemi më afër tij se sa vena e qafës së tij”([3])

    “Melekët dhe Ruhu (meleku Xhebrail) ngjiten tek Ai në një ditë, përmasat e së cilës janë sa pesëdhjetë mijë vjet.”([4])

    “I Plotëfuqishmi i Vetëm Absolut krijon gjëra me një lehtësi e shpejtësi të tillë, me një kollajllëk të tillë dhe pa asnjë shqetësim, saqë ajo duket dhe kuptohet se Ai krijon thjesht me një urdhër. Gjithashtu, megjithëse Krijuesi i Gjithëfuqishëm është shumë afër krijesave, ato janë pafundësisht larg prej Tij. Për më tepër, pavarësisht madhështisë së Tij të pafundme, duke u kushtuar rëndësi atyre, Ai vë në rregull gjithashtu edhe çështjet më të pjesshme e të ulëta dhe nuk i lë ato jashtë bukurisë së Artit të Tij.

    1. Kur’an, 36:82
    2. Kur’an, 16:77
    3. Kur’an, 50:16
    4. Kur’an, 70:4