Translations:On Dördüncü Söz/109/sq
Për më tepër, në qoftë se do të supozonim të pamundurën dhe ta imagjinonim diellin të vepronte me vullnet të lirë, e me zgjedhje, në detyrat dhe në treguesit që ai shfaq, me lejen Hyjnore, ai do të funksiononte me lehtësinë më të madhe me një shpejtësi të madhe, me një gjërësi e gjithëpërfshirje në gjërat duke filluar nga grimcat tek pikëlat në sipërfaqen e detit dhe tek planetët, dhe do të supozohej se ai i kryen këto akte e sjellje kaq të fuqishme thjesht nëpërmjet një urdhri. Një grimcë dhe një planet do të ishin të barabartë përpara urdhrit të Tij. Shkëlqimin që ai do ta jepte në sipërfaqen e detit, do ta jepte në një rregull të plotë edhe mbi një grimcë në përputhje me kapacitetin e saj.