Translations:On Dördüncü Söz/111/sq
E pesta: Shembujt e vërseteve që vijojnë sqarojnë Madhështinë e Tij të Pafundme dhe Madhështinë e Tij Absolute duke filluar nga vërseti:
وَمَا قَدَرُوا اللّٰهَ حَقَّ قَد۟رِهٖ وَال۟اَر۟ضُ جَمٖيعًا قَب۟ضَتُهُ يَو۟مَ ال۟قِيَامَةِ وَالسَّمٰوَاتُ مَط۟وِيَّاتٌ بِيَمٖينِهٖ
“Ata nuk i bënë vlerësim të drejtë All-llahut siç duhet e siç i takon Atij. Dhe Ditën e Kijametit gjithë toka do të jetë e mbërthyer nga Dora e Tij dhe qiejt të mbështjellë në Dorën e Tij të djathtë.” ([1]) deri...
وَاع۟لَمُٓوا اَنَّ اللّٰهَ يَحُولُ بَي۟نَ ال۟مَر۟ءِ وَقَل۟بِهٖ
“Dhe dijeni se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij.” ([2])
Dhe nga,
اَللّٰهُ خَالِقُ كُلِّ شَى۟ءٍ وَهُوَ عَلٰى كُلِّ شَى۟ءٍ وَكٖيلٌ
“All-llahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Vekil (Ruajtës, Kujdestar) mbi gjithçka.”([3]) Për tek,
يَع۟لَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُع۟لِنُونَ
“(All-llahu) e di atë që ata e fshehin dhe atë që e shprehin hapur.”([4]) Dhe nga,
خَلَقَ السَّمٰوَاتِ وَال۟اَر۟ضَ
“(All-llahu i Cili) krijoi qiejt dhe tokën.” ([5]) Për tek
خَلَقَكُم۟ وَمَا تَع۟مَلُونَ
“Ndërsa All-llahu ju ka krijuar ju dhe çfarë ju bëni e veproni (veprat tuaja).”([6]) Dhe nga
مَا شَٓاءَ اللّٰهُ لَا قُوَّةَ اِلَّا بِاللّٰهِ
“Ajo që do All-llahu! Nuk ka fuqi veçse në All-llahun”([7]) Për tek
وَمَا تَشَٓاؤُنَ اِلَّٓا اَن۟ يَشَٓاءَ اللّٰهُ
“Por ju nuk mund të dëshironi, veçse po deshi All-llahu.” ([8])
Këto vërsete tregojnë gjithëpërfshirjen e limiteve të madhështisë së Hyjnisë dhe të lavdisë së Perëndisë në çdo gjë. Ky Monark Madhështor, Monarku i Parapërjetësisë dhe i Paspërjetësisë e qorton me ashpërsi dhe e kërcënon rreptë në Kur’an këtë njeri i cili është shumë i pafuqishëm, pafundësisht i dobët, krejtësisht i varfër dhe pafundësisht i nevojshëm dhe i cili posedon veçse një vullnet të lirë të pjesshëm, dhe nuk ka aftësi të krijojë?
Shtohet pyetja: Cili është themeli i urtësisë mbi të cilën ngrihen ato qortime e kërcënime të ashpra dhe ato ankesa Kur’anore që vijnë nga Madhështia e Tij xh.sh. ndaj këtij njeriu të dobët, dhe si plotësohet harmonia dhe suksesi midis të dyjave?
Unë them: Me qëllim që të arrihet bindja, shikoje këtë të vërtetë shumë të thellë dhe të lartësuar nga këndvështrimi i dy krahasimeve të mëposhtme: