Translations:On Dördüncü Söz/112/sq
Krahasimi i parë: Për shembull, ndodhej një kopsht madhështor në të cilin kishte shumë fruta të freskëta dhe lule të bukura. Shumë punëtorë ishin ngarkuar të merreshin me shërbimet në atë kopsht të lulëzuar. Detyra e njërit prej punëtorëve ishte vetëm që të hapte kanalin me qëllim që uji të shpërndahej gjithandej kopshtit dhe të shërbente për t’u pirë. Por punëtori ishte dembel dhe nuk e hapi kapakun e kanalit të ujit, dhe kështu u dëmtua rritja dhe zhvillimi i bimëve të kopshtit, ose ndryshe ai u tha. Tani përveç artit Hyjnor të Krijuesit dhe mbikëqyrjes madhështore të Monarkut, edhe drita, ajri e dheu si dhe të gjithë punëtorët e tjerë, kanë të drejtë të ankohen ndaj atij dembeli të ulët, sepse bëri që funksionet e bimëve të ishin pa rezultat, ose ndryshe u bëri dëm atyre.