Translations:On Dördüncü Söz/113/sq
Krahasimi i dytë: Për shembull, në qoftë se, duke braktisur detyrën e tij të pjesshme në një anije të madhe mbretërore, një njeri i zakonshëm do të shkaktonte dëm për rezultatet dhe detyrat e të gjithë punëtorëve të tjerë në anije, madje disa nga ato kanë shkuar kot, pronari i anijes do të ankohej shumë rëndë e ashpër për të në emrin e të gjithë të tjerëve, dhe ndërkohë njeriu neglizhent nuk mund të thotë: “Unë jam thjesht një person i zakonshëm, unë nuk e meritoj këtë qortim të ashpër për shkak të moskryerjes së detyrës sime të parëndësishme;” sepse një shembull i vetëm mosekzistenceje rezulton në shembuj të shumtë të tillë, ndërsa ekzistenca prodhon fruta dhe jep rezultate sipas llojit të tij; sepse ekzistenca e një gjëje varet nga ekzistenca e të gjitha kushteve dhe shkaqeve, ndërsa mungesa e asaj gjëjë, dhe zhdukja e saj për sa ka të bëjë me rezultatin, ndodh me zhdukjen (heqjen) e një kushti të vetëm dhe rezulton nga mosekzistenca e një pjese të veçantë të tij. Për shkak të kësaj, “Shkatërrimi është shumë më i lehtë se ndërtimi”, është bërë një parim i pranuar në përgjithësi nga njerëzit.