Translations:On Dördüncü Söz/121/sq
Për shembull: Ndodhen dy njerëz në këtë fshat (d.m.th. në Barla). Nëntëdhjetë e nëntë nga njëqind prej miqve dhe të dashurve të njërit prej atyre të dyve kanë shkuar në Stamboll, ku po bëjnë atje një jetë të bukur. Vetëm njëri ka mbetur këtu, edhe ai gjithashtu do të shkojë atje. Për këtë arsye ky njeri mallëngjehet shumë për Stambollin dhe mendon për të; ai dëshiron t’u bashkohet të dashurve të tij. Në qoftë se do t’i thuhej atij në ndonjë kohë që të shkojë atje, ai do të fluturonte nga kënaqësia (gëzimi) dhe do të shkonte me kënaqësi.
Sa për njeriun e dytë, nëntëdhjetë e nëntë përqind të të dashurve të tij janë larguar për atje dhe ai mendon se disa prej tyre janë zhdukur dhe disa janë vendosur në vende ku ata as nuk shohin dhe as nuk shihen; ai përfytyron se ata janë larguar e janë futur në një mjerim të plotë. Kështu, ky njeri i mjerë kërkon të gjejë ngushëllim dhe dëshiron të zëjë miqësi madje edhe sikur me një mik (udhëtar) të vetëm në vend të të gjithë atyre; me anë të atij, ai dëshiron të harrojë atë dhimbje pikëlluese të ndarjes.