Translations:On Dördüncü Söz/122/sq
O nefsi im! Të gjithë të dashurit e tu, me në krye të dashurin e All-llahut xh.sh. Muhammedin (A.S.M.), janë matanë varrit. Dhe një apo dy që kanë mbetur këtu, edhe ata gjithashtu do të udhëtojnë për atje. Prandaj mos u frikëso nga vdekja, duke e pritur me ankth varrin dhe duke kthyer e larguar kokën tënde. Por shikoje varrin trimërisht dhe dëgjo se çfarë kërkon ai, buzëqesh në fytyrën e vdekjes si një burrë dhe shiko çfarë dëshiron ajo! Ruhu! Mos ji i pavëmendshëm që t’i ngjasosh njeriut të dytë!