Translations:On Dördüncü Söz/143/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Misteri i këtij vërseti është siç vijon: Kjo botë është një fushë provimi e testimi dhe një vend obligimi e përpjekjeje. Obligimi dhe provimi kërkojnë që realiteti të mbetet i mbuluar e i fshehur me qëllim që nëpërmjet rivalitetit, konkursit dhe luftës, njerëzit si Ebu Bekri të mund të ngjiteshin tek lartësia më e madhe, kurse ata si Ebu Xhehli të futeshin midis më të ultëve. Në qoftë se të pafajshmit nuk do të prekeshin nga fatkeqësi të tilla, atëherë njerëzit si Ebu Xhehli do të nënshtroheshin ashtu si Ebu Bekri, dhe si rrjedhojë, dera e përparimit shpirtëror e moral nëpërmjet përpjekjes e luftës do të mbyllej, dhe misteri i obligimit do të prishej.