Translations:On Dördüncü Söz/97/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    E para: Me qëllim për t’u bindur, për shembull, nga vërseti, خَلَقَ السَّمٰوَاتِ وَال۟اَر۟ضَ فٖى سِتَّةِ اَيَّامٍ “Ai (All-llahu) i krijoi qiejt dhe tokën në gjashtë ditë...”([1]), dhe për t’u bindur nga e vërteta e tij që e tregon nëpërmjet ditëve Kur’anore, të cilat përbëhen nga një periudhë e gjatë kohe dhe ndoshta ajo është sa një mijë vite ose pesëdhjetë mijë vite, ne do të tregojmë për shikimet për t’i vëzhguar, botët udhëtuese, qëniet kalimtare, dhe dynjatë -krijesat- që kalojnë në çdo ditë, në çdo vit dhe në çdo shekull, që i krijoi Krijuesi i Gjithëlavdishëm ku secila prej tyre është si një ditë. Po, është sikur këto botëra, të ishin secila një mysafir, ashtu si njeriu. Me urdhrin e të Gjithëlavdishmit të Vetëm, në çdo stinë bota mbushet e zbrazet.

    1. Kur’an, 7:54