Translations:On Dördüncü Söz/98/sq
E dyta: Për shembull, vërsetet,
وَلَا رَط۟بٍ وَلَا يَابِسٍ اِلَّا فٖى كِتَابٍ مُبٖينٍ وَكُلَّ شَى۟ءٍ اَح۟صَي۟نَاهُ فٖٓى اِمَامٍ مُبٖينٍ لَا يَع۟زُبُ عَن۟هُ مِث۟قَالُ ذَرَّةٍ فِى السَّمٰوَاتِ وَلَا فِى ال۟اَر۟ضِ وَلَٓا اَص۟غَرُ مِن۟ ذٰلِكَ وَلَٓا اَك۟بَرُ اِلَّا فٖى كِتَابٍ مُبٖينٍ
“(Nuk ka) asgjë të njomë apo të thatë që të mos jetë shkruar në një regjistër të qartë.”([1])
“Dhe gjithçka Ne e kemi shënuar në llogari (si dëshmi) në një libër të qartë.”([2])
“As edhe një thërrmijë nuk mund t’i fshihet Atij në qiej apo në tokë; nuk ka ndonjë gjë më e vogël se ajo, dhe as më e madhe, veçse është në librin e qartë.”([3])
Me qëllim për t’u bindur për këto të vërteta të larta për të cilat pohojnë këto vërsete, se “Të gjitha gjërat së bashku me gjendjet e tyre janë regjistruar e shënuar, përpara se ato të vinin në ekzistencë, kur ato kanë ardhur në ekzistencë, dhe pasi ato të jenë larguar nga ekzistenca; dhe ato po regjistrohen”, ne do të shtrojmë për të vëzhguar, sa vijon: Skalitësi, Krijuesi i Gjithëlavdishëm duke përfshirë e ruajtur në një formë jolëndore në farërat, në bërthamat dhe në rrënjët e krijesave të panumërta, të mirëorganizuara, të cilat Ai i ndryshon në çdo stinë në fletën e fytyrës së tokës, sidomos në pranverë indekset e qënieve të tyre, historitë e jetës dhe parimet sipas të cilave ato veprojnë. Dhe kur ato vdesin, Ai i skalit e i shkruan në formë jolëndore me të njëjtën Penë të Kaderit Hyjnor këto indekse, këto histori të jetës dhe parimet në farërat e thjeshta në frutat e tyre. Saqë ai, Krijuesi xh.sh., e shkruan çdo gjë të njomë apo të thatë prej krijesave të pranverës së kaluar në farërat e tyre të kufizuara e të vockëla që u ngjasojnë ashkëlave të thata të drurit dhe kockave, duke i shkruajtur ato në mënyrën më perfekte dhe duke i ruajtur me rregullin më të plotë. Është sikur çdo pranverë t’i bashkangjitej si një lule faqes së tokës me një harmoni e rregull të mahnitshëm dhe me një mënyrë jashtëzakonisht të drejtëpeshuar nga Dora e Hirplotit të Vetëm dhe të Gjithëlavdishmit, dhe pastaj e këput atë prej saj; secila vendoset në të, pastaj hiqet.