Translations:On Sekizinci Söz/64/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Kështu, disa shprehje të Kur’anit Gjithurtësi, i cili është burimi i mirësjelljes dhe i etikës së drejtë, janë në përputhje me këto fytyra dhe perde. Pikërisht poshtë fytyrave të dukshme të krijesave dhe ngjarjeve, të cilat na duken neve të shëmtuara, ndodhet një art shumë i bukur dhe i urtë dhe fytyra shumë të bukura duke shikuar krijimin e tyre, të cilat shikojnë tek Krijuesi i tyre; gjithashtu ndodhen shumë perde të bukura të cilat fshehin urtësinë e tyre. Dhe për më tepër, ndodhet një numër i madh çështjesh, të cilat në pamje të jashtme duken të ngatërruara e të çrregullta, por në realitet janë shkrimet më të shenjta dhe më të mirorganizuara...